HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREShënojnë dy shkodranë, barazim mes Veleçikut dhe Besëlidhjes

Shënojnë dy shkodranë, barazim mes Veleçikut dhe Besëlidhjes

Me dy gola te futbollisteve shkodrane, nga nje per secilen skuader, eshte mbyllur ne barazim 1-1 ndeshja ne mes Veleçikut dhe Beselidhjes e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Nje barazim qe i kushton shume lezhjaneve qe tashme e shohin veten gjithnje e me larg kreut, nderkohe qe koplikasit marrin rezultatin e trete pozitiv rradhazi duke treguar se kane shpresa per mbijetese ne kategorine e pare.

Gjate ndeshjes se sotme ka qene futbollisti Samet Ruqi ai qe ka shenuar ne pjesen e pare, pikerisht ne minuten e 38-te duke bere qe pjesa e pare te mbyllej ne avantazh te Beselidhjes.

Ne te dyten, Veleçiku duke mos u pajtuar me disavantazhin, eshte hedhur ne sulm dhe pas disa perpjekjeve ia ka dale te barazoje. Ka qene mesfushori Izmir Pelinku ai qe ka shenuar ne minuten e 64-te.

Me pas, pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve nuk ka patur gol tjeter dhe gjithçka eshte mbyllur ne barazim 1-1. Me kete rezultat Beselidhja eshte ngjitur ne kuoten e 12 pikeve duke qene plot 8 pike larg Dinamos se vendit te pare.

Nderkohe Veleçiku eshte ngjitur ne kuoten e 6 pikeve duke mbajtur vendin e tete, por eshte shume prane Vores, Orikut dhe Partizanit B, çka do te thote se gara eshte e hapur per sigurimin e qendrimit ne kategorine e pare./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments