Vllaznia ne xhudo ka siguruar sot edhe katër tituj të tjerë kampionë pas atyre të siguruar pak kohë më parë me të rriturit. Këtë herë suksesi ka ardhur në kampionatet e kadetëve dhe të rinjve teksa janë zënë vende të para si për djem ashtu edhe për vajza. Kampionatet janë zhvilluar paraditen e sotme në qendrën sportive “Rinia” në Kamëz dhe në to kanë marrë pjesë të gjithë sportistët dhe ekipet e vendit tonë. Në kampionatin e kadetëve, Vllaznia ka zënë vendin e parë në renditjen ekipore duke u shpall kampion si ekip. Nuk kanë munguar edhe titujt kampionë si individ teksa Xhovan shkoza ka rezultuar më I miri në peshën 50 kg, ndërsa Elvis Mhilli është shpallur kampion në peshën 66 kg, ndërsa Sebastian marku në peshën 60 kg është shpallur nënkampion. Në garat e vajzave, sërish vend I parë si ekip për Vllaznisë ndërsa në garat individuale Anxhela Krasniqi është shpallur kampione në peshën 63 kg dhe Aurela Paveshi  në peshën 52 kg. Ndërkohë në garat e të rinjve, Krismando Bisha është shpallur kampion në peshën 60 kg, Lurjan Kaçi në peshën 66 kg,  Luigj Shkoza në peshën 63 kg dhe Aldo Shkoza kampion në peshën 90 kg. Aldo Shkoza ndërkohë pas katër fitoreve të arritura është shpallur edhe  sportisti më I mirë I aktivitetit si për të rinjë ashtu edhe për kadetë. Kampionatet e sotme në këtë mënyrë kanë rikonfirmuar dominimin e ekipeve të Vllaznisë në sportin e xhudos. Ata janë kampionë absolutë në të gjitha grupmoshat dhe kjo tregon se mjeshtri Anton Shkoza vazhdon të punojë me mjaft sukses me këta sportistë duke treguar se janë më të mirë në Shqipëri prej vitesh dhe nuk njohin kundërshtarë.
www.shkodrasport.com