...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREArdit KRYMI : Deshëm t’i bënim dhuratë sot fitoren tifozëve. Edhe një...

Ardit KRYMI : Deshëm t’i bënim dhuratë sot fitoren tifozëve. Edhe një pikë me Tiranën s’është keq

Ardit Krymi ishte ndër më të mirët në fushë me skuadrën e Vllaznisë. Mesfushori i shkodranëve foli për mikrofonin e Supersport ku deklaroi:

“Normal ndeshja me Tiranën ka qenë gjithmonë e luftuar deri në minutën e fundit. Besuam deri në fund. Donim ta fitonim ndeshjen. Deshëm të mbyllnim vitin me fitore. Edhe 1 pikë s’është keq.

Tifozët? Me të thënë të drejtën po e vuajmë shumë mungesën e tifozëve. Dhurata më e mirë do të ishte fitorja. Edhe 1 pikë është mirë.

Mungesa e goditjeve? Nuk kemi goditur shumë portën sot. Tirana ishte e mbyllur në zonën e saj. Nuk kishim hapësira dhe munduam të jemi të durueshëm dhe të luanim në krah”, përfundoi ai.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.