Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREIbrahimi: Vllaznia është me meritë aty ku është. Luan futboll të bukur...

Ibrahimi: Vllaznia është me meritë aty ku është. Luan futboll të bukur dhe atraktiv

Kapiteni i Kukësit, Agim Ibraimi vlerësoi maksimalisht kryesuesit e kampionatit Vllazninë.

Në studion e “Sport News Plus” në “News 24”, ai foli dhe për ish-shokun e skuadrës Ferhan Hasani, të cilin tashmë e ka kundërshtar, pasi luan për Partizanin.

“Vllaznia – Vllaznia është me meritë aty ku është. Nuk e mohojmë lojën e mirë të Vllaznisë.

Luan lojë të bukur dhe atraktiv. Mendoj se kemi demonstuar lojë të mirë në Shkodër, ashti si dhe Laçi. Duhet ta studiojmë mire Vllazninë.

Ferhan Hasani – Nuk e di se në çfarë faze është. Është futbollist cilësor dhe mjaft i mirë dhe besoj se do ta ndihmojë shumë Partizanin”, deklaroi Ibraimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments