HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBujar Qamili me një këngë të re për Vllazninë

Bujar Qamili me një këngë të re për Vllazninë

Prej disa muajsh vazhdon të qëndrojë në Itali, aty ku nën kujdesin e mjekësisë italiane përballoi me sukses një gjendje të rëndë shëndetësore. Kjo është arsyeja që Bujar Qamili, Mjeshtri i Madh i artit shqiptar i mungon kohët e fundit Shkodrës dhe Shqipërisë.

Por, në të njëjtën kohë i ka munguar jo pak edhe Vllaznisë, si tifoz personal i kuqebluve, jo vetem në ndeshjet e stadiumit “Loro Boriçi”, por edhe në të gjithë stadiumet e Shqipërisë ku luanin kuqeblutë.

Në të njëjtën kohë, edhe vetë Bujarit i ka munguar shumë Shkodra dhe Vllaznia, të cilën në fakt ka pasur rastin ta ndjekë përmes ekranit të televizorit duke u gëzuar fort për sukseset e kryesimit të kampinatit, por i keqardhur për situatën e javëve të fundit ku skuadra ka lëshuar shumë.

Uniforma e Vllaznisë që Drejtori i Akademisë Vllaznia, Alban Hasani i ka dhuruar Bujarit e ka gëzuar dhe entuziasmuar pa masë. Por, ndërkohë, vetë Bujari kërkon t’i bëjë një dhuratë tjetër nga ana e tij Vllaznisë. Dhe, për këtë, siç pohoi edhe ai vetë në lidhjen e drejtpërdrejtë me Skype nga Italia me “Sport Show” në Tv1 Channel, po merret me realizimin e këngës së re të Vllaznisë.

Ndër të tjera ai bëri të ditur se bashkëpunimi është me Qazim Qelën autor i teksit dhe muzika nga Andi Unaza. “Tashti jam krejt mirë me shëndet, së shpejti kthehem në Shkodër dhe me shpresë se Vllaznia po rikthehet tek fitoret dhe fitimi i trofeut kampion, edhe kënga do të përfundojë së shpejti”, u shpreh Bujar Qamili nga Italia.

Kështu, pas këngës së re të promovuar nga Sidrit Bejleri, po vjen edhe kënga tjetër e Bujar Qamilit duke e shtuar akoma më shumë atmosferën sportive përrreth kësaj Vllaznie, e cila pritet të gëzojë fansat e saj të shumë me rezultate pozitive./veriusport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments