HomeKRYESOREMë në fund kthehet Amir Abrashi, por Bazeli pëson një humbje të...

Më në fund kthehet Amir Abrashi, por Bazeli pëson një humbje të papritur

Amir Abrashi nuk ishte në dispozicion të trajnerit Edi Reja për ndeshjet e muajit mars, pasi dëmtimi që vuan prej thuajse dy muajsh, kushtëzonte formën e tij në këtë pikë ët sezonit. Reja vendosi që të mos e grumbullonte lojtarin, edhe pse ishte i ndërgjegjshëm që ai kishte filluar stërvitjen dhe ishte pranë kthimit në fushën e lojës.

Një kthim i cili ka ardhur sot në ndeshjen e kampionatit mes Bazelit dhe Vaduzit, që u mbyll me një rezultat që pakkush e priste pasi skuadra e tij u mund e shifrat 2-1 nga një gol në minutën e 93-të.

Abrashi ishte titullar dhe u aktivizua deri në minutën e 60 të sfidës, duke regjistruar kështu ndeshjen e tij të dytë me fanellën e skuadrës së Bazelit, pas 45 minutave që luajti në ditën e fundit të janarit, pak ditë pasi iu bashkua kësaj skuadre.

Ky është padyshim një lajm i mirë për përfaqësuesen shqiptare, ku Abrashi pritet të luajë një rol të rëndësishëm në këto eliminatore, e në ato në rrugën e kualifikueseve për Europianin 2024. /vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments