...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE‘Firo’ para ndeshjes me Vllazninë, nga Laçi largohet papritur lojtari titullar

‘Firo’ para ndeshjes me Vllazninë, nga Laçi largohet papritur lojtari titullar

Adolf Selmani është larguar nga Laçi. Kurbinasit luajnë sot në transfertë me Vllazninë për Kupën e Shqipërisë, ndërsa mbrojtësi I ka dhënë lamtumirën kurbinasve.

Prej dy sezonesh, shtatëlarti ka qenë pjesë e formacionit, ndërsa ka zhvilluar 31 ndeshje. Shtypi i shkruar bën me dije se lojtari është larguar përfundimisht, duke mos qenë pjesë e bardhezinjve.

Selmani prej disa sezonesh ka qenë pjesë e kurbinasve, duke fituar edhe Kombëtaren Shpresa falë paraqitjeve të mira.

Lojtari ka disa javë që mungon për Shpëtim Duron si pasojë e një dëmtimi, ndërsa duket se ka gjetur tjetër destinacion.

Pak orë para ndeshjes me Vllazninë, te Laçi vjen “firo” e radhës, megjithëse kurbinasit nuk kanë zyrtarizuar asgjë./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.