Lajmi se klubet kryesore të disa kampionateve janë gati të krijojnë Superligën e tyre duke u shkëputur nga UEFA, ka krijuar kaos në kontinent dhe mund të rrezikojë strukturat e kampionateve kombëtare. Të shumtë kanë qenë ata që janë çuar kundër këtij plani dhe mes tyre, “heroi” i tifozëve sot është bërë Geri Nevill i cili duke folur për “Sky Sports” bëri një fjalim që do të kujtohet gjatë kundër lakmisë së klubeve në fjalë.

“Kjo është kritikuar dhe me të drejtë. Unë jam një tifoz i Mançester Junajtid dhe kam qenë për 40 vjet të jetës sime, por jam absolutisht i neveritur. Jam i neveritur nga Mançester Junajtid dhe sidomos nga Liverpuli.

Liverpuli që pretendon me “You will never walk alone”, klubi i njerëzve të thjeshtë, klubi i tifozëve. Mançester Junajtid, i krijuar prej 100 vitesh nga punëtorë këtu, po shkëputen në një kampionat pa garë, nga i cili nuk mund të zbriten?

Është absolutisht një turp dhe duhet të rifitojmë fuqinë në këtë vend ndaj klubeve në krye të kësaj ligë, dhe kjo përfshin klubin tim. Unë kam bërë thirrje për 12 muaj si pjesë e një grupi tjetër për një rregullator të pavarur për të sjellë kontrolle dhe ekuilibra në vend për të ndaluar këtë të ndodhë. Kjo është lakmi e pastër, ata janë mashtrues.

Pronarët e këtij klubi, Liverpulit, Çelsit, Mançester Sitit, nuk kanë asnjë lidhje me futbollin në këtë vend. Ka 100 a më shuam vite histori në këtë vend të tifozëve që kanë jetuar dhe dashur këto klube dhe tifozët kanë nevojë për mbrojtje.

Kam përfituar jashtëzakonisht shumë nga futbolli, kam fituar para nga futbolli, kam investuar para në një klub futbolli, nuk jam kundër parave në futboll. Por parimet dhe etika e konkurrencës së ndershme, të drejtat për të luajtur ndeshjen në mënyrë që Leister të mund të fitojë kampionatin dhe të shkojë në Ligën e Kampioneve.

Mançester Junajtid nuk është as në Ligën e Kampioneve! Arsenali nuk është as në Ligën e Kampioneve! I pashë pak më herët, ata janë një klub futbolli në rrëmujë absolute. Totenhem nuk është në Ligën e Kampioneve!

Dhe ata duan të drejtën e dhënë nga Zoti të jetë atje? Ata janë absolutisht qesharakë dhe ka ardhur koha për rregullatorët e pavarur, ndaloni këto klube të kenë këtë bazë fuqie. Tani boll. Kjo është lakmi.

Reagimi im më herët nuk ishte një reagim emocional. Zbriti të gjitha pikët nesër, vendosi në fund të kampionatit dhe hiqi paratë. Seriozisht, u duhet vënë këmba sipër. Kjo është kriminale.

Ky është një veprim kriminal ndaj tifozëve të futbollit në këtë vend, mos gabo. Ky është sporti më i madh në botë, është sporti më i madh në këtë vend dhe është një veprim kriminal ndaj tifozëve. Është e thjeshtë. Zbriti pikët, hiqu paratë e tyre dhe dënoji.

Seriozisht, në mes të një pandemie, një krize ekonomike, klubet e futbollit në nivelet e ulëta që thuajse po falimentojnë,pro nxjerrin lojtarët në asistencë. Klube që janë në kufijtë e mbijetesës dhe këto bëjnë thirrje me Zoom për t’u shkëputur dhe që të krijojnë më shumë lakmi? Kjo është tallje”, ishin fjalët e ish-kapitenit të Mançester Junajtid që janë bërë “hit” në rrjetet sociale mes tifozëve të shumtë, /vipsport/