Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREObservatori i futbollit CIES: Gjimshiti, mes 10 lojtarëve me rezultativë në Serinë...

Observatori i futbollit CIES: Gjimshiti, mes 10 lojtarëve me rezultativë në Serinë A. Uzuni, në Hungari

Sezoni që po kalojnë Berat Gjimshiti dhe Myrto Uzuni, nuk ka rënë në sy vetëm të tifozëve shqiptarë, që po ndjekin javë pas jave paraqitjet që po bën mbrojtësi i Kombëtares në Serinë A e sulmuesi në Hungari. Të dy po shkëlqejnë në repartet përkatëse duke marrë vlerësime e vëmendjen mëse të merituar të tifozëve e shtypit sportiv.

Paraqitje të cilat vërtetohen edhe ekspertët e statistikave të futbollistëve. Observatori i futbollit CIES, në raportin e fundit që ka përgatitur mbi të dhënat e InStat, ka nxjerrë 10 lojtarët më rezultativë në kampionatet kryesore të Europës dhe vlerësimet për dy lojtarët në fjalë kanë qenë të dukshme.

Vlerësimet janë bërë duke përllogaritur minutazhin në fushë, efektivitetin e tyre në bazë të statistikave individuale si dhe nivelin në të cilin luajnë.

Në Serinë A, Berat Gjimshiti është futbollisti që renditet në vendin e 8 të këtij klasifikimi, i kaluar vetëm me një pikë nga Mikhrtarian dhe me 2 nga Ibrahimoviç e Berardi.

Një renditje që tregon qartësisht se si mbrojtësi shqiptar tashmë shihet si një nga lojtarët më të mirë të Serisë A ku po shkëlqen me paraqitjet e tij dhe me Atalantën po luan për objektiva madhorë.

Ndëkrohë, në kampionatin hungarez, Myrto Uzuni po bën diferencën me Ferencvarosh dhe jo vetëm për golat që po shënon.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka qenë protagonisti i padiskutueshëm i këtij edicioni ku Ferencvaroshi ka dominuar pa probleme në Hungari, teksa ka dhuruar edhe paraqitje mbresëlënëse në Europë.

Duke u bazuar në statistika, CIES e rendit Uzunin në vendin e 5 mes futbollistëve më rezultativë në këtë kampionat, si për t’i vërtetuar klubit të tij ka bërë një zgjedhje të goditur me afrimin e sulmuesit në merkaton e verës. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments