Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShënoi golin e fitores ndaj Partizanit, Herald Marku: Ju tregoj diskutimin mes...

Shënoi golin e fitores ndaj Partizanit, Herald Marku: Ju tregoj diskutimin mes dy arbitrave te penalltia

Herald Marku shënoi golin e vetëm të ndeshjes ndaj Partizanit për Vllazninë. Pas ndeshjes, për mikrofonat e “Supersport”, u shfaq shumë i lumtur teksa u shpreh se kishte presion të madh te penalltia, që e shndërroi në gol.

“Unë e kisha thënë para kësaj ndeshje, që Vllaznia futet në çdo ndeshje për fitore. Sot ia dolëm, dua të falënderoj të gjithë stafin dhe klubin, për këtë sezon të shkëlqyer që kemi bërë deri tani.

Te pjesa e penalltisë, mesa e pashë unë, ishte një dorë e hapur e mbrojtësit të Partizanit. Mesa mbaj mend, ky ishte diskutimi i arbitrave, nëse ishte apo jo dorë e hapur.

Te penalltia pashë shokët që po festonin ende pa e gjuajtur dhe isha në një presion të madh. Ia shpërbleva në qyteti si Shkodra dhe jam shumë i lumtur për këtë.

Duhet të fitojmë me Laçin të bëjmë detyrën tonë dhe të shpresojmë te Apolonia. Shpresoj që fierakët të respektojnë kampionatin, por ne duhet të bëjmë punën tonë.”, tha Marku.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments