Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMilan dhe Juventusi presin, por Mino Raiola dërgon Donarumën te skuadra e…

Milan dhe Juventusi presin, por Mino Raiola dërgon Donarumën te skuadra e…

Kur mungojnë edhe pak ditë nga fundi i kampionatit dhe më pak se një muaj nga starti i “Euro 2020”, e ardhmja e Xhanluixhi Donarumës është ende në dilemë.

Takimet për rinovimin e kontratës në skadencë me Milanin janë prej kohësh në një binar të vdekur (kuqezinjtë janë të ndalur në ofertën e tyre prej 8 milionë eurosh në sezon) dhe është folur shumë për interesimin e Juventusit (që ka gati një ofertë prej rreth 10 milionësh në sezon), por më shumë mundësi do të bëjë diferencën kualifikimi në Ligën e Kampioneve që do të vendoset në javën e fundit.

EDHE BARÇA – Cila shkon me siguri në Champions është Barcelona, që ndodhet në dritare për të siguruar paraqitjet e numrit një të kombëtares. Sipas lajmeve të komunikuara nga “As” mëngjesin e djeshëm, në fakt, Mino Raiola i ka ofruar Donarumën me parametër zero Barcelonës, në revolucion e sipër me Laportën që do të sistemojë skuadrën për të bindur Mesin të qëndrojë. Presidenti i ri katalanas, lexohet, e pëlqen shumë portierin e kombëtares italiane dhe për t’i bërë hapësirë spanjollët mund të shesin Ter Shtegenin.

KËRKESA TË LARTA – Edhe Barça, pra, u afrohet kështu skuadrave të interesuara për Donarumën, edhe pse duket e vështirë që marrëveshja të mbyllet, meqenëse kërkesat e Raiolës janë shumë të larta. Klubi katalanas, siç dihet, po kalon një moment shumë delikat edhe nga pikëpamja financiare dhe duket e vështirë të arrijë të shpenzojë shifra të mëdha. E ardhmja e Donarumës është ende në dyshim, pra. Milani do të donte ta mbante, Juventusi e kërkon me kosto zero, të mëdhatë e Europës vështrojnë, por ndjesia është që mund të rezultojnë vërtet vendimtare javët e fundit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments