Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETitulli kalon nga Apolonia, Edi Martini 'skicon' Teutën mes mungesash dhe dilemash

Titulli kalon nga Apolonia, Edi Martini ‘skicon’ Teutën mes mungesash dhe dilemash

Teuta luan sot me Apoloninë në “Niko Dovana”. Sfida e orës 17:00 është deçizive për titullin kampion, me durrsakët që duhet të fitojnë për mos i lënë asgjë rastësisë. Me pikë të barabarta me Vllazninë por me një gol më shumë, durrsakët e Martinit kryesojnë tabelën me një gol më shumë.

Për ndeshjen e sotme te vendasit nuk do jetë Albano Aleksi, me lojtarin që është i pezulluar për shkak të kartonave të verdhë. Në mesfushë ka balotazh mes Avdylit dhe Karabecit për një vend në formacion.

Të etur për trofeun e kampionit, Teuta ka në dorë të rikthejë suksesin pas 27 vitesh, ndërsa më parë duhet fituar sfida kundër Apolonisë që edhe pse e rrëzuar zyrtarisht nga Superliga, nuk e ka braktisur garën morale.

Formacioni i mundshëm i Teutës:

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Jackson, E. Vila, Daja, Karabeci (Avdyli), L. Vila, Bregu, Krasniqi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments