Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPresidenti Meta uron Vllazninë: Trofeu po shkon me meritë në Shkodër

Presidenti Meta uron Vllazninë: Trofeu po shkon me meritë në Shkodër

Vllaznia përmbylli edicionin e saj futbollistik në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar Kupën e Shqipërisë. Shkodranët mundën në finale, 1-0, Skënderbeun.

Mes shumë urimesh të shumta, një nga ato ishte i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Meta komplimenton Vllazninë, por ka fjalë të mira edhe për ekipin e Memellit.

“Kupa e Shqipërisë shkon me meritë në Shkodër, në djepin e futbollit shqiptar! Urime Vllaznisë për trofeun e rëndësishëm dhe për këtë arritje, që i lartëson edhe më shumë emrin e saj të madh!

Përgëzime edhe ekipit të Skënderbeut për shpirtin e garës dhe paraqitjen dinjitoze, duke i dhuruar shumë emocione kësaj finaleje të madhe” – Shkruan Meta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments