...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAbaz Karakaçi lë Partizanin. Pranë rikthimit tek Vllaznia

Abaz Karakaçi lë Partizanin. Pranë rikthimit tek Vllaznia

Ka luajtur në fazën e parë të kampionatit me Partizanin dhe nuk dëshiron të kthehet më aty. Problemet financiare që ka patur me këtë skuadër, e kanë detyruar atë të largohet. Abaz Karakaçi, mesfushori 20 vjeçar shkodran pritet tani të kthehet tek Vllaznia, skuadra me të cilën ai është nën kontratë. Megjithatë, kjo do vërtetohet ditët e ardhshme sepse nuk përjashtohet mundësia që ai të huazohet sërish në ndonjë skuadër tjetër për 6 muajt e ardhshëm. Kjo me shumë mundësi do të jetë në varësi të stafit drejtues. Një tjetër lojtar që mund të kthehet tek Vllaznia është edhe mbrojtësi Gojart Rusi që ka qenë I huazuar tek Ada. Ne kete menyre, ka levisje te lojtareve te rinj por per te ardhmen e tyre ende nuk dihet se çfare do ndodhe. Kjo ngaqe ende nuk dihet se kush do jete trajneri i ardhshem i Vllaznise dhe drejtuesit e rinj te klubit. Pas zgjedhjes se tyre, do vendoset pastaj se çfare politike do ndiqet me elementin e ri.

www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.