...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREArbitrimi në Partizani- Vllaznia, Enea Jorgji përfundon në FIFA

Arbitrimi në Partizani- Vllaznia, Enea Jorgji përfundon në FIFA

Enea Jorgji ishte kryesori i sfidës mes Partizanit dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 35-të të Kategorisë Superiore. Sfida e parafundit e kampionatit u luajt në “Air Albania” dhe Partizani synonte vetëm fitoren që praktikisht të fitonte edhe titullin kampion.

Por, në fund, ishin shkodranët ata që triumfuan me rezultatin 0-1, falë një penalltie të shndërruar në gol nga Herald Marku në pjesën e dytë. Kjo penallti e akorduar nga Jorgji, nuk është kapërdirë nga drejtuesit e kuq, që e kanë çuar fillimisht në prokurori.

Histori e përsëritur këtë sezon nga drejtuesit e kuq, që më herët kanë çuar në prokurori edhe kryesorin Kridens Meta pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë nga Laçi.

FIFA – Por, Partizani nuk është mjaftuar vetëm me kallëzimin e Jorgjit në prokurori. Duke marrë shkas edhe nga fakti që çështja ndaj Metës është pushuar, të kuqtë kanë bërë një hap më shumë tashmë, duke përgatitur dosjet dhe duke e çuar edhe në UEFA e në FIFA çështjen e Jorgjit.

Më konkretisht, çështja e Jorgjit është çuar në “Referees Committee”. Në rast se akuzat e Partizanit marrin të drejtë nga FIFA, atëherë Jorgjit do t’i hiqet stema e FIFA-s dhe nuk do të jetë më arbitër ndërkombëtar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.