HomePA KATEGORICaktohet arbitri që do të gjykojë Vllazninë në 'Conference League', nuk është...

Caktohet arbitri që do të gjykojë Vllazninë në ‘Conference League’, nuk është fatsjellës për ekipet shqiptare

Vllaznia do të përballet kundër Sirokit në turin e parë të “Conference League”. Ekipi shkodran i ka frikësuar boshnjakët vetëm me rrogën e ofruar për Liridon Latifin, por cilësitë duhet t’i dëshmojnë edhe në fushën e lojës.

Ne Bosnje- Hercegovine do te drejtoje nje rus, ndersa arbitri që do të gjykojë ndeshjen e Shkodres pas nje jave, është suedezi Kaspar Sjoberg.

Ky i fundit arbitron në elitën e futbollit të Suedisë, ndërsa nuk është emër i panjohur për ekipet shqiptare. Hera e fundit që gjykonte një ekip shqiptar në Europë është pikërisht takimi mes Tiranës dhe Zvezdës.

Aspak fatsjellës pasi bardheblutë meritonin më së paku barazimin në humbjen e marrë me shifrat 0-1. Megjithate gjerat mund te ndryshojne kete here dhe ne dore e ka Vllaznia. Ajo eshte e vendosur per te synuar kualifikimin por gjithcka do te vendoset pas dy ndeshjeve qe do te luhen ne datat 8 dhe 15 korrik.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments