Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAdili & Co e kanë të qartë: Të enjten duhet të 'fusin...

Adili & Co e kanë të qartë: Të enjten duhet të ‘fusin në çelës’ Scepoviç

Nje gabim ne vendosje ndoshta i kushtoi Vllaznise ne ndeshjen e pare me AEL, luajtur te enjten qe shkoi ne stadiumin “Tsirio” te Limassolit.

Adili & Co u munduan te bejne me te miren, por ne minuten e 47-te vendosi edhe kualiteti i sulmuesit Stefan Scepovic.

Mbrojtesi shkupjan i Vllaznise e ka te qarte se detyra e tij por edhe e Imamit dhe e lojtareve te tjere kuqeblu ne ndeshjen e kthimit, do te jete edhe me e veshtire.

E rendesishme eshte qe ata te mbajne te paprekur porten e tyre dhe pastaj te shpresojne tek sulmi. Nje gol i shenuar do te barazonte gjithçka dhe do t’u shtonte oreksin shkodraneve edhe per te dytin.

Por kjo nuk do te thote se Adili dhe pjesa tjeter e prapavijes te heqin dore nga markimi sidomos i Scepovic. Planet jane bere, tashme mbetet vetem zbatimi i tyre te enjten e ardhshme ne “Loro Boriçi”./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments