Mosgjetja e hapesirave tek Vllaznia ka detyruar nje futbollist shkodran te kerkoje nje skuader tjeter dhe ne fakt duket se e ka gjetur.

Behet fjale per mesfushorin 20 vjeçar Rigers Xhahysa. Ai sezonin e kaluar ka qene pjese e kipit Vllaznia U21, por i pakenaqur per aktivizimin, eshte larguar dhe tashme duket se e ka gjetur perfundimisht ekipin me te cilin do te luaje ne sezonin e ri.

Xhahysa mesohet se ka rene dakord me drejtuesit e Burrelit dhe prej pak ditesh eshte bashkuar ne stervitje me kete ekip, madje ka luajtur ne miqesoren ndaj Dinamos.

Mesfushori i qendres eshte nje nga futbollistet e perzgjedhur nga trajneri Saimir Patushi dhe stafi i tij sepse duhet thene qe ne seleksionimet e zhvilluara, kane qene te pranishem plot 67 futbolliste.

Megjithate shkodrani ka spikatur me performancat e tij dhe tashme pritet edhe te firmose kontraten me kete ekip./SHKODRA-SPORT.COM/