Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMbledhja e Këshillit Bashkiak nesër. Zyrtarizohet Çela president

Mbledhja e Këshillit Bashkiak nesër. Zyrtarizohet Çela president

Paraditen e nesërme, do të zhvillohet mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak Shkodër. Një ndër pikat e rendit të ditës do jetë edhe ajo mbi futbollin dhe pikërisht, zyrtarizimi I kontratës që Bashkia Shkodër ka bërë me biznesmenin Agron Çela për të drejtuar sëbashku Vllazninë në tre vitet e ardhshme. Nuk pritet të ketë kundërshtime në lidhje me këtë dhe në këtë mënyrë, pas kësaj mbledhje, Çela do të nisë zyrtarisht punën si presidenti I ri I Vllaznisë. Nga ana tjetër në mbledhjen e nesërme pritet që të miratohet edhe një fond shtesë për klubin e futbollit Vllaznia për detyrimet e prapambetura të tij.

Ndonëse shuma e borxheve thuhet të jetë rreth  170 milione lekë të vjetra, në këtë mbledhje pritet të miratohen 100 milionë ndërsa pjesa tjetër në mbledhjen e ardhshme.Nga ana tjetër trajneri Artan Bushati në prononcimin e tij të para dy ditëve bëri të ditur se tek Vllaznia do të priten deri në fund 2-3 futbollistë cilësorë por pa bërë të ditur se kush do ishin ato. Nga sa merret vesh, këto lojtarë do të jenë nga Nigeria. Ardhja e tyre është parashikuar për sot megjithatë kjo do shihet nëse do bëhet realitet apo jo. Edhe nëse vijnë, atëherë do të shihet forma dhe niveli I tyre. Në fakt nuk do ketë shumë kohë për t’I parë sepse merkatoja po mbyllet dhe në kushte të tilla, ka pak shanse që tek Vllaznia të vijnë lojtarë cilësorë.
www.shkodrasport.com

 

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments