...
HomeKRYESORESot 60 vjetori i lindjes së 'Mjeshtrit të Madh' Alfred Bardeli

Sot 60 vjetori i lindjes së ‘Mjeshtrit të Madh’ Alfred Bardeli

Ne familjen “Bardeli” ne fakt sot nuk ka shume vend per gezim ndoese duhej te ishte keshtu. Kampioni i madh i mundjes Alfred Bardeli vertete feston 60 vjetorin e lindjes, megjithate kjo ditelindje vjen vetem pak dite pas humbjes se njerit prej njerezve te dashur, nenes se tij e kuptohet qe dhimbja vazhdon te jete ende e madhe tek ai.

Megjithate ditelindja e Fredit nuk mund te anashkalohet. Per me teper qe sot ka nje pervjetor sepse mbush 6 dekada nga lindja e tij dhe me kete rast, gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Ai ka lindur më 3 gusht 1961 në Shkodër dhe është anëtar I ekipit të mundjes së Vllaznisë nga viti 1979 deri në janar të vitit 1991. Ka fituar katër trofe me ekipin e të rinjve, dy tituj kampion me të rinjtë dhe dy Kupa të Republikës, pikërisht në vitet 1979 dhe 1980.Po në vitin 1980 kalon me ekipin e të rriturve nën drejtimin e trajnerit Eljaz Ahmeti.

Me këtë ekip, ka arritur të fitojë edhe 7 tituj ekiporë, pikërisht në vitet 1982, 1983, 1984, 1985, 1987, 1988 dhe 1989. Në gjashtë nga këto tituj, ka qenë protagonist kryesor I ekipit duke I dhuruar vende të para në peshën e tij.Nga muaji mars 1983 është edhe fitues I Kupës së Republikës dhe anëtar I ekipit kombëtar që do merrte pjesë në Kampionatin Europian tëç zhvilluar në Turqi por nuk mori pjesë ndonëse u përgatit për një muaj e gjysëm nga kombëtarja u shpërnda për arsye shtetërore.

-Ka fituar Kupat e Republikës në vitet 1983, 1984, 1985 dhe 1991.

– Ka fituar 6 Kupa te Republikes si pjestar i ekipit te Vllaznise ne vitet 1983, 1984, 1985, 1986, 1988 dhe 1989.

-Fitues I dy medaljeve të arta në Spartakiadën e pestë dhe të gjashtë Kombëtare në vitet 1984 dhe 1989.

-Fitues i Spartakiades se 5-te Kombetare si ekip ne vitin 1984.

-Fitues I tre titujve kampionë individual në vitet 1984, 1989 dhe 1990 duke patur trajner Eljaz Ahmetin në vitin e parë, Isa Vejukën në suksesin e dytë dhe Gjon Lekën në të tretin.

– Ka fituar ne total rreth 30 trofe individuale dhe ekipor, çka e bejne Alfred Bardelin nje nga emrat kryesore te ketij sporti dhe jo vetem ne Shkoder.

-Në vitin 1989, Federata Shqiptare e Mundjes e ka nderuar me titullin “Mjeshtër Sporti”.

– Ne vitin 2018 Bashkia Shkoder i ka arkorduar titullin “Mirenjohja e Qytetit”.

– Ne vitin 2019 shpallet “mundes i shekullit” me rastin e 100 vjetorit te SK Vllaznia.

– Ne vitin 2019 Presidenti i Republikes z. Ilir Meta i ka akorduar titullin “Mjeshter i Madh”.

-Një karrierë kampioni, e nisur me titullin kampion me të rinjtë në vitin 1979 dhe e mbyllur me titullin kampion me të rriturit në vitin 1990 dhe trofeun e Kupës së Republikës në janar të vitit 1991.
Gjergj KOLA

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.