Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZyrtare/ Eni Imami rikthehet tek Dinamo

Zyrtare/ Eni Imami rikthehet tek Dinamo

Dinamo nuk ndalet në merkato. 18 herë kampionët e vendit kanë rikthyer në skuadër mbrojtësin Eni Imami, pasi e kishin arritur marrëveshjen me të prej kohësh.

“Mbrojtësi Eni Imami është firma e radhës për Dinamon. 28-vjeçari pas eksperiencave në disa klube në Superiore rikthehet në shtëpi, aty ku nisi karriera futbollistike. Imami është bashkuar sot me skuadrën në Pogradec”, shkruan Dinamo në njoftimin e bërë.

Imami te “Blutë” në fillimet e tij ka luajtur si mesfushor, për të kaluar më pas si mbrojtës i majtë dhe te Kukësi kaloi si qendërmbrojtës.

Imami do të jetë një nga opsionet e trajnerit Bledi Shkëmbi për prapavijën. Te Dinamo ai gjen edhe Aleksandar Isaevksin, i cili spikati vjet me Vllazninë dhe ishte shok skuadre me Imamin. /abcnews

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments