Dita e djeshme ka qene e veçante per futbollistin shkodran Antonio Marku. Ai ka kurorezuar ne fejese lidhjen e tij te dashurise me Edonen (Staka) dhe padyshim qe ky moment do te mbetet gjate ne kujtesen e tij.

Ish- futbollisti i Vllaznise dhe tashme i Vellaznimit te Gjakoves, ka marre shume mesazhe urimi per kete event te jetes se tij.

Madje, klubi gjakovar sot e ka pritur me torte ne stervitje futbollistin e tij, torte ne te cilen shkruhej: “Urime fejesa Antonio Marku”. Edhe gazeta “Shkodra Sport” bashkohet me urimet e te tjereve ne kete ngjarje te shenuar per kete futbollist.

Ai mbahet mend nga te gjithe per perkushtimin e jashtezakonshem me te cilin ka perfaqesuar fanellen kuqeblu dhe madje deri ne sakrifice te tepruar ne momente te caktuara.

Megjithate çdo gje ai e ka bere me zemer sepse i tille eshte Antonio dhe me shume siguri qe gjate gjithe jetes se tij do te beje edhe shume gjera te tilla, per me teper qe tashme ka perkrah njeriun e tij te zemres./SHKODRA-SPORT.COM/