Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENjë tjetër kapiten ndihmon Barcelonën, mbrojtësi pranon uljen e madhe të pagës

Një tjetër kapiten ndihmon Barcelonën, mbrojtësi pranon uljen e madhe të pagës

Barcelona është në krizë të thellë financiare dhe drejtuesit po punojnë për të arritur marrëveshje me lojtarët për uljen e pagave të tyre, me qëllim regjistrimin e të gjithë afrimeve dhe shmangien e problemeve me Fair Play financiar.

Pas Gerard Pique, një tjetër kapiten i vjen në ndihmë klubit. Mundo Deportivo bën me dije se Jordi Alba ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin për uljen e pagës së tij në kontratën aktuale, e cila skadon pas tre vitesh.

Kështu, Alba ka vendosur të ulë fitimet e tij me 25% dhe në ditët në vijim çdo gjë do bëhet zyrtare. Megjithëse tani po ndodh vetëm me kapitenët, në ditët në vijim pritet që të gjithë lojtarët të pranojnë ulje page.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments