HomeKRYESORE“Mbështesim klubet që ndalojnë lojtarët”, edhe LaLiga “bllok” kombëtareve

“Mbështesim klubet që ndalojnë lojtarët”, edhe LaLiga “bllok” kombëtareve

Pas Premier League, edhe La Liga ndalon lojtarët të grumbullohen në kombëtare për ndeshjet kualifikuese të shtatorit. Lajmin e bën të ditur vetë liga përmes një njoftimi për mediet.

LaLiga shkruan se mbështet klubet që nuk lejojnë lojtarët e tyre të grumbullohen në kombëtaret e Amerikës Jugore dhe shton se do marrë masa ligjore ndaj FIFA-s dhe CONMEBOL për zgjatjen me dy ditë të grumbullimit të shtatorit dhe tetorit.

“Në lidhje me vendimin e rëndë të njëanshëm të FIFA-s për të zgjatur me 2 ditë si në shtator, ashtu edhe në tetor, periudhën që i rezervohet sfidave të CONMEBOL, La Liga komunikon se do të mbështetë vendimin e klubeve spanjolle për të mos lejuar lojtarët e saj për grumbullimet e CONMEBOL.

LaLiga do të ndërmarrë rrugë ligjore ndaj këtij vendimi që paragjykon integritetin e kompeticionit duke mos lejuar gatishmërinë e lojtarëve për këto grumbullime”, shkruhet ndër të tjera në deklaratën e LaLiga-s.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments