Friday, January 30, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEgnatia bën goditjen e madhe në merkato, firmos ish-lojtari i Vllaznisë

Egnatia bën goditjen e madhe në merkato, firmos ish-lojtari i Vllaznisë

Ashtu sic kemi paralajmeruar diten e sotme, Egnatia ka bërë goditjen e madhe në merkato. Skuadra e drejtuar nga Gugash Magani ka firmosur sot me Demir Imerin.

Lajmi ishte përfolur prej disa orësh, ndërsa pak minuta më parë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar nga vetë klubi i Egnatias në rrjetet sociale.

Imeri ishte dëshira e madhe e trajnerit Magani në këtë merkato vere dhe presidenca i ka plotësuar dëshirën duke firmosur me mesfushorin.

24-vjeçari sezonin e kaluar ishte pjesë e Vllaznisë ku bëri paraqitje tepër pozitive e tani do të luajë sërish në Superligë, por këtë herë me fanellën e Egnatias.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments