Pas nje viti shkeputje nga futbolli i luajtur krejtesisht, Olsi Gocaj ka vendosur te rikthehet serish ne fushen e blerte. E ka bere kete pas nje telefonate qe ka patur me presidentin e Flamurtarit Sinan Idrizi dhe si rrjedhoje ka vendosur te jete pjese e kesaj skuadre ne sezonin e ri.

Gocaj per disa vite ne fakt ka qene nje nga mbrojtesit e djathte me te mire te kampionatit shqiptar, por me pas karriera e tij per arsye nga me te ndryshmet mori rrjedhe tjeter.

Dy sezone me pare vendosi te luante per Flamurtarin, por nuk mundi te bente asgje per ta mbajtur ne Superlige. Nderkohe tashme do te rikthehet serish ne Vlore me objektivin per ta ngjitur kete skuader fillimisht ne kategorine e pare.

Gocaj padyshim qe ka ende shume per te dhene per futbollin. Ne fund te muajit te ardhshem, ai do te mbushe 32 vjeç dhe kuptohet qe me formen aktuale, ai shume shpejt do te kthehet aty ku duhet per te dhene kontributin e tij per kete skuader.

Mbrojtesi shkodran per vite me rradhe ka qene nje nder pikat me te forta te Vllaznise me te cilen ka zhvilluar mbi 200 ndeshje ne kampionat, nderkohe qe tashme rikthehet serish per te luajtur futboll, por nga kategoria e dyte. Megjithate me nje emer te madh si Flamurtari dhe t’i sherbesh atij padiskutim qe kurre nuk ke vepruar gabim./SHKODRA-SPORT.COM/