HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREArtan Hoxha bastin me aksionerin e klubit: Do ta mbaj në kurriz...

Artan Hoxha bastin me aksionerin e klubit: Do ta mbaj në kurriz dhe do i bëj xhiro në Tiranë

Gazetari i mirënjohur investigativ, Artan Hoxha i cili ndër të tjera njihet edhe si një tifoz special i Dinamos, ka treguar një detaj interesant për emisionin Gol Pas Goli në Supersport.

Kështu, para se të futej në stadium për takimin e Kupës së Shqipërisë mes Dinamos dhe Tiranës, Hoxha theksoi se ka vendosur bast me një aksioner të klubit dhe nëse blutë fitojnë titullin, atëherë ai do të detyrohet ta mbajë në kurriz aksionerin e Dinamos dhe t’i bëjë xhiro nëpër Tiranë.

“Kam vënë bast me një aksioner të Dinamos që nëse ata fitojnë titullin, atëherë do ta marr dhe do ta mbaj në kurriz për t’i bërë xhiro nëpër Tiranë”, u shpreh Hoxha në emisionin Gol Pas Goli në Supersport.

Dinamo ne fakt per momentin duket larg ne kampionat, por ende nuk eshte e qarte se si do te rrjedhin gjerat deri ne fundin e tij dhe nuk perjashtohet mundesia qe edhe ta humbase bastin.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments