HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENuk luhet në 'Air Albania', mësohet stadiumi për sfidën mes Tiranës dhe...

Nuk luhet në ‘Air Albania’, mësohet stadiumi për sfidën mes Tiranës dhe Dinamos

Tirana dhe Dinamo do luajnë sfidën e kthimit për 1/8 e Kupës së Shqipërisë. Në 17 nëntor në 13:30, skuadrat do zbresin në fushën e “Selman Stërmasit” për të diskutuar sfidën e kthimit.

Në duelin e parë, Blutë e Shkëmbit morën një fitore 2-0, duke pasur detyrë mbajtjen e rezultatit dhe sigurimin e kualifikimit per ne çerekfinale.

Bardheblutë e Shehut kanë detyrë shënimin e dy golave, me shpresë për të dërguar ndeshjen në shtesë. Për shkak të ngjeshjes së ndeshjeve në “Air Albania”, sfida është projektuar për në “Selman Stërmasi”.

Të dyja klubet ende nuk e kanë komunikuar zyrtarisht stadiumin, me FSHF që në webin zyrtar ka caktuar stadiumin.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments