HomeKRYESORETjetër fitore në kampionat për Vllaznia U20. Mund pa vështirësi Farka Volej

Tjetër fitore në kampionat për Vllaznia U20. Mund pa vështirësi Farka Volej

Vllaznia U20 ne volejboll per te reja ka marre sot nje tjeter fitore ne kampionat. Ajo ka mundur me rezultatin e paster 3-0 ekipin e Farka Volej ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Vajzat kuqeblu te drejtuara nga trajneri Ferdinand Bardeli nuk kane hasur ne shume rezistence dhe si rrjedhoje ia kane dale ta mbyllin shpejt kete takim.

Ne total ekipi kundershtar ka shenuar vetem 31 pike (10, 10 dhe 11) ne te tre setet, qe tregon me se miri per diferencen me ekipin shkodran ne parketin e pallatit te sportit.

Vajzat shkodrane bejne detyren ne kete menyre dhe ecin perpara per arritjen e objektivit te tyre, fitimit te titullit kampion. Per momentin ende nuk eshte e qarte se cilat do tejene rivalet e tyre kryesore, por te Vllaznia po mundohen te shohin vetem punen e vet dhe padyshim qe edhe suksesi nuk do te mungoje./SHKODRA-SPORT.COM/

25-10)(25-10)(25-11)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments