Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESpartaku mund Napolin, Spaleti me sytë nga kundërshtarët për kualifikim

Spartaku mund Napolin, Spaleti me sytë nga kundërshtarët për kualifikim

Napoli ka humbur në transfertë ndaj Spartak Moskës me rezultatin 2-1. Skuadra e Spaletit komplikon kualifikimin për raundin tjetër në Europa Ligë sepse diferenca me ndjekësit është shumë e pakët.

Ndeshja filloi me malore që në fillim për skuadrën e Spaletit, sepse Spartaku shënoi gol që në minutën e 2 me Sobolev me penallti. Ishte përsëri sulmuesi që dyfishoi shifrat në minutën e 28. Napoli u hodh me forca të shumta, por nuk arriti të shënonte.

Në pjesën e dytë miqtë rihapën sfidën me Elif Elmas që shënoi në minutën e 64. Në minutat e mbetura italianët u përpoqën të barazonin rezultatin por pa sukses.

Me këtë fitore Spartak Moska u ngjit ne vendin e parë me 10 pikë, kurse Napoli mbetet në vendin e dytë me 7 pikë. Gjithsesi ky nuk është një pozicion komod për ta sepse Legia dhe Leiçester janë pranë, përkatësisht me 6 dhe 5 pikë secila.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments