Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELAJMI I FUNDIT/ Futbollisti i Laçit: Vllaznia luan vetëm 20 minuta, ju...

LAJMI I FUNDIT/ Futbollisti i Laçit: Vllaznia luan vetëm 20 minuta, ju duket sikur kanë fituar Champions League

I ftuar në Rubrika Sportive në RTSH është edhe fantazisti i Laçit, Mentor Mazrekaj.

Futbollisti i kurbinasve nga komentet e tij ndalet edhe tek dueli i sotëm që u zhvillua në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Kukësit të mbyllur në shifrat 1-1.

Mazrekaj tha:”Kukësin e shoh më mirë se Vllaznia këtë sezon. Vllaznia luan mirë vetëm kur është në shtëpinë e saj dhe vetëm në 20 minutat e para. Vitin e kaluar kanë qenë më mirë.

Këtë sezon sikur kanë marrë më shumë para dhe kanë lojtarë më të mirëpaguar, por po sillen sikur kanë fituar Champions League. Kanë vetëm 1 fitore jashtë kundër nesh (Laçit) dhe nuk i shoh si pretendtë për titull”.

Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments