Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREU largua nga Vllaznia, mesfushori drejt firmës në Kategorinë e Parë

U largua nga Vllaznia, mesfushori drejt firmës në Kategorinë e Parë

142 minuta në katër ndeshje, këto janë të dhënat e Albin Sadrijaj me Vllazninë. Mesfushori që ka një karrierë të pasur në Zvicër nuk ia ka dalë të bindë Brdaric, ndërsa është lojtari i radhës që largohet nga shkodranët.

Pas 24 vjeçarit janë vendosur disa skuadra, teksa nga Shkodra bëjnë me dije se është Tërbuni që kërkon shërbimet e tij. Pukjanet duan perforcime dhe nje te tille mund ta gjejne ne Shkoder.

Trajneri Beqiri kërkon një element të talentuar në ekip, teksa kanë nisur kontaktet e para. Largimi i tij nga Vllaznia është i kryer, me faqen “Transfermarkt” që konfirmon gjithçka.

Pritet të shihet nëse Vllaznia do e huazojë lojtarin apo ka shkëputur marrëveshjen me të. I dalë nga moshat e Zurich, Sadrijaj nuk e gjeti mundësinë për të treguar nivelin e tij në Superligë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments