HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELaçi nuk fal as në miqësore, Harmon shpërthen me tregolësh

Laçi nuk fal as në miqësore, Harmon shpërthen me tregolësh

Laçi ishte një prej skuadrave të Abissnet Superiore që sot zbriti në fushë për të zhvilluar miqësore. Skuadra e Mirel Josës kishte zgjedhur një kundërshtar modest.

Bardhezinjtë u përballën me Vlorën dhe në fund fituan me rezultatin 3-0. Të tre golat janë shënuar nga sulmuesi Van-Dave Harmon.

Futbollisti liberian kështu i jep një sinjal trajnerit Josa, i cili mund ta llogarisë në vazhdim pas rikuperimit, ndonese vete trajneri ka treguar se ka me shume besim tek Guindo dhe lojtare te tjere te repartit ofensiv.

Trajneri e ka në konsideratë, por edhe Saliou Guindo është paraqitur mirë dhe numëron 8 gola deri më tani në kampionat. Gjithsesi, golat e sotem te Harmon jane nje sinjal per teknikun e kurbinasve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments