Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMiqësore ndaj skuadrës së Kategorisë së Parë, VLLAZNIA zbret sot në fushë

Miqësore ndaj skuadrës së Kategorisë së Parë, VLLAZNIA zbret sot në fushë

Vllaznia do të luajë ditën e sotme një ndeshje miqësore ndaj Tërbunit. Shkodranët kishin planifikuar që të përballeshin me Prishtinën, por ky takim u anulluar për shkak të Covid-19.

Drejtuesit e klubit nuk humbën kohë dhe gjetën një tjetër kundërshtar dhe sot sfidojnë ekipin e Tërbunit që luan në Kategorinë e Parë.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe do të nisë në orën 14:00. Nje ndeshje qw pritet me interes edhe nga tifozet shkodrane qe duan te shohin ne fushen e lojes skuadren e tyre te zemres.

Ky test do t’I shërbejë trajnerit Brdaric për të parë gjendjen e lojtarëve një javë përpara rinisjes së kampionatit si dhe të parë disa lojtarë që janë afruar në merkato.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments