Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'Përbindëshi' Broja lë pas edhe CR7, statistika mbreslënëse në Premier League

‘Përbindëshi’ Broja lë pas edhe CR7, statistika mbreslënëse në Premier League

Armando Broja padiskutim po jeton një nga eksperiencat e tij më të mira futbollistike në Premier League me fanellën e Southampton.

Ylli shqiptar me paraqitjet e tij ka “mahnitur” të gjithë, ndërsa tashmë edhe statistikat e thonë diçka të tillë.

Deri tani 20-vjeçari ka arritur të shënojë 6 gola në 21 takime të luajtura, ku 13 prej tyre të nisura si titullarë, ndërsa për 90 minuta në fushën e lojës ka qëndruar në vetëm 3 takime.

Broja është kthyer në “makthin” e mbrojtjeve kundërshtare, teksa në shpesh takimi i ka bërë mbrojtësit të “dorëzohen” përballë shpejtësisë dhe klasit të xhevahirit të kombëtares shqiptare.

Ndërsa për të treguar diçka të tillë Premier Liga ka shpërndarë në faqen e saj zyrtare një arritje të lojtarit shqiptar. E djathta e Armando Brojës ka shkaktuar dëme më shumë se e kujtdo tjetër në këtë kampionat.

Të gjashtë golat e tij janë shënuar pikërisht me këmbën e djathë, prandaj 20-vjeçari mban numrin më të lartë të golave të shënuar për 90 minuta. Ndërkohë menjëherë pas tij vjen edhe 5 herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo. Gjithashtu Broja regjistron shpejtësinë e dytë më të lartë në skuadrën e Sauthamptonit, që kap shifrën e 35.33 km/h.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments