...
HomeKRYESOREMesfushori shkodran Erdis Kraja shënon dhe zgjidhet në formacionin e javës në...

Mesfushori shkodran Erdis Kraja shënon dhe zgjidhet në formacionin e javës në Seria C

Paraqitjet e mira te futbollistit shkodran Erdis Kraja me ekipin Lecco qe militon ne Seria C italiane vazhdojne. Ne ndeshjen e para pak diteve ne transferte ndaj ekipit Renato, 21 vjeçari ka kontribuar jo vetem me lojen por edhe duke shenuar njerin nga golat e skuadres se tij dhe duke kontribuar ne fitoren 3-2 te saj.

Ai ka shenuar golin e dyte te Leccos, pas nje skeme te ekzekutuar me shoket e ekipit dhe me nje gjuajtje potente nga jashte zone, ka arritur te mposhte portierin kundershtar dhe ta dergoje topin ne rrjete. Nderkohe, ai eshte zgjedhur edhe ne 11-shen me te mire te javes per Seria C

Ky eshte goli i trete kete kampionat per Krajen qe duket se ka gjetur veten me Leccon, ekip ne te cilin eshte i huazuar nga Atalanta, skuadra e njohur e Seria A e cila zoteron kartonin e tij.

Kujtojme qe Kraja u pat shpallur tre sezone me pare kampion i Italise me ekipin U19 te Atalantes, ku bashkelojtar me te ka qene edhe nje futbollist i cili po spikat sot tek Juventusi, Dejan Kulusevski.

Pas ketij suksesi, Kraja u huazu nje sezon ne Seria D tek Palermo, ndersa sezonin e kaluar ka qene pjese e Grossetos ne Seria C ku luajti 32 ndeshje. Sivjet duket se ka fituar me shume cilesi, teksa jo vetem po luan mire ne mesfushe, por tashme po shfaqet edhe si golashenues.
Gjergj KOLA

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.