HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDinamo me dilema për formacionin, ja si mund të rreshtohen sot blutë...

Dinamo me dilema për formacionin, ja si mund të rreshtohen sot blutë ndaj Vllaznisë

Dinamo do vizitojë sot në orën 16:45 ekipin e Vllaznisë në Shkodër. Takimi i vlefshëm për javën e 23-të të kampionatit do luhet në “Loro Boriçi”.

Një ndeshje që pritet të dhurojë rivalitet, ashtu siç kanë qenë edhe duelet historike mes këtyre dy skuadrave. Trajneri i bluve, Bledar Devolli duket se tashmë ka projektuar edhe formacionin titullar për duelin kundër kuqebluve.

Kështu në portë ka një dilemë mes Harizajt dhe Simonit, për shkak se ky i fundit ka vuajtur një dëmtim së fundmi. Nga e djathta e mbrojtjes pritet Siljanovski e nga e majta Prodani. Në qendër të repartit të prapavijës priten dyshja Imami-Sofranac.

Mesfusha me emra si Lilaj, Denison dhe Sidibe që priten nga minuta e parë sot në “Loro Boriçi” në fushën e lojës, janë pika e fortë e “nëndetëses”. Ibraimi pritet të udhëheqë sulmin e bluve, i mbështetur edhe nga Reginaldo dhe Bardhi. Ky pritet të jetë edhe formacioni i Dinamos këtë ndeshje.

Blutë kryeqytetas udhëtojnë sot drejt Shkodrës për pikë. Kjo duke parë edhe renditjen ku ndodhen aktualisht pasi skuadra 18 herë kampione e vendit po luan aktualisht për mbijetesën në kampionat.

Patjetër sfida ndaj Vllaznisë paraqet një shkallë të lartë vështirësie për Dinamon sot. Kjo edhe nga objektivat e shkodranëve që duan vendet e para të renditjes e prandaj sfida garanton për një duel shumë inteteresant.

Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments