...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Shihemi në shtëpi', Kukësi i kthehet planit që iu prish nga i...

‘Shihemi në shtëpi’, Kukësi i kthehet planit që iu prish nga i ftohti për ndeshjen me Tiranën

Rikthimi i Kukësit në stadiumin e ri, që nga “Zeqir Ymeri” tashmë do të quhet “Kukës Arena”, mund të ndodhë në ndeshjen e fundit të fazës së tretë, pikërisht ndaj Tiranës.

Deri më 2 prill, kur dhe është programuar për t’u zhvilluar ky takim, ka edhe dy javë kohë dhe me ngrohjen e motit gjasat që fusha të jetë gati janë të mëdha.

Megjithatë, në Kukës ende nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë datë, pasi nuk është marrë konfirmimi nga ekspertët e fushës. Verilindorët kanë më shumë se tri vite që shtegtojnë nëpër Shqipëri dhe në stadiume të tjera, por duket se makthi merr fund në prill.

Edhe faqja zyrtare e klubit, me një postim pas ndeshjes ndaj Dinamos, pasi falënderonte tifozët për mbështetjen në stadiumin e Kamzës, ndër të tjera shkruante: “Shihemi së shpejti në shtëpi”. Impianti është gati, por vetëm problemi me fushën ka shtyrë inaugurimin.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.