HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKrahu i majtë peng prej dëmtimeve, Orges Shehi me sytë nga infermieria

Krahu i majtë peng prej dëmtimeve, Orges Shehi me sytë nga infermieria

Tirana po përgatitet për ndeshjen me Kukësin dhe trajneri Orges Shehi ende nuk ka vendosur përfundimisht për formacionin.

Dy lojtarë e shqetësojnë teknikun e bardhebluve.

Marsel Ismajlgeci është dëmtuar me Shqipërinë U21 dhe është në luftë me kohën për t’u rikuperuar.

Shqetësimi tjetër është sulmuesi Redon Xhixha, i cili është stërvitur individualisht së fundmi për shkak të një problemi në një nga gishtat e këmbëve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments