HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPas kampionatit rikthehet Kupa, ja kur luhen dy ndeshjet gjysmëfinale

Pas kampionatit rikthehet Kupa, ja kur luhen dy ndeshjet gjysmëfinale

Kategoria Superiore do të luajë sot dhe nesër dy ndeshjet e mbetura të javës së 28-të. Skënderbeu-Tirana do të luhet sot në Korçë, ndërsa nesër do të zhvillohet Dinamo-Kastrioti në Elbasan, ndërsa pas këtij takimi do të rikthehet të luhet Kupa e Shqipërisë. Dy sfidat e kthimit gjysmëfinaliste do të luhen në mesjavë.

Vllaznia-Partizani dhe Laçi-Teuta do të zbresin në fushë ditën e mërkurë për të përcaktuar se cilat skuadra do të kalojnë në finalen e madhe.

Sfida e parë mes Vllaznisë dhe Partizanit është mbyllur në barazim 0-0 dhe gjithçka do të vendoset në Shkodër, ndërsa Laçi-Teuta u mbyll me fitoren 2-1 për kurbinasit që janë një hap larg finales.

Gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë:

E mërkurë

Laçi-Teuta Ora 13:45

Vllaznia-Partizani Ora 17:45

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments