HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAksionerë të tjerë te Vllaznia? Ja si përgjigjet Alban Xhaferi

Aksionerë të tjerë te Vllaznia? Ja si përgjigjet Alban Xhaferi

Prej disa muajsh Alban Xhaferi ka blere te gjithe aksionet e Klubit te Futbollit Vllaznia pas ankandit te zhvilluar nga Bashkia Shkoder dhe si rrjedhoje tashme ai eshte aksionari i vetem i tij.

Por ne opionion shpeshhere eshte shtruar ideja se e mira do te ishte qe te Vllaznia te kishte disa aksionere, te cilet me financat e tyre do ndertonin nje klub me te forte dhe nuk benin qe pesha te binte vetem mbi njerin.

Ne emisionin “Skaner”, presidenti dhe pronari aktual i Vllaznise eshte pyetur nga gazetari Pano Xhixho nese eshte interesuar per te sjelle aksionere te rinj ne klub dhe ai te mos i kishte 100 per qind te aksioneve.

Pergjigja e tij ka qene kjo: “Nje çeshtje e tille eshte kerkese- oferte, vendos tregu. Deri me sot nuk eshte ofruar askush per te blere aksione, nuk ka bere askush asnje kerkese te tille. Nese do kishte pastaj do shikohej serioziteti, e shume gjera te tjera”./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments