Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETe Vllaznia ka akord edhe me një tjetër futbollist fitues kupe

Te Vllaznia ka akord edhe me një tjetër futbollist fitues kupe

Vllaznia duket se ka arritur të sigurojë firmën e një tjetër futbollisti të rëndësishëm për planet e kuqebluve për të ardhmen. Shkodranët kanë gjetur gjuhën e përbashkët me mbrojtësin Darko Bulatoviç, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij ekipi të paktën edhe në sezonin e ardhshëm.

“Shkodra Sport” ka mësuar se Bulatoviç ka pranuar që të mbetet pjesë e Vllaznisë me një kontratë një-vjeçare. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga vetë mbrojtësi për “Shkodra Sport”, teksa pohoi se shanset janë të mëdha që të vijojë sërish me Vllazninë.

Shkodranët ishin në bisedime prej disa ditësh me futbollistin, jo vetëm me atë, por edhe me të tjerë që u kishte përfunduar kontrata dhe me disa prej tyre është arritur akordi.

Megjithatë, Bulatoviç ka vendosur të qëndrojë dhe kështu, do të vazhdojë të jetë pjesë e kuqebluve, duke nisur me pjesëmarrjen e Vllaznisë në Conference League.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments