HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESot ora 13:00 shorti/ Ja kundërshtarët e mundshëm të Vllaznisë për turin...

Sot ora 13:00 shorti/ Ja kundërshtarët e mundshëm të Vllaznisë për turin e dytë të Ligës së Konferencës

Janë zbuluar kundërshtarët e Vllaznisë, më të cilët shorti mund ta përballë ditën e sotme, kur UEFA do të zbulojë në orën 13:00 çiftet e turit të dytë të Ligës së Konferencës.

Skuadrën e drejtuar nga Mirel Josa, e pret një malore, pasi duket qartë që bëhet fjalë për ekipe shumë të forta dhe me traditë në Europë.

Së pari rival mund të jetë fituesi i çiftit Dinamo Tbilisi (Gjeorgji)-Paide Linnamiskond (Estoni). Gjithashtu rivalë të mundshëm janë Bate Borisov (Bjellorusi), Kairat Almati (Kazakistan), Universitatea Krajova (Rumani) dhe Makabi Tel-Aviv (Izrael).

Këto janë 6 kundërshtarët e mundshëm të kuqebluve, që sot në 13:00 janë të gozhduar para telefonave për të ndjekur shortin.

Vlen të theksohet se skuadra shkodrane do ta luajë ndeshjen e parë më 21 korrik, ndërsa të kthimit më 28 korrik. Sot në Nion të Zvicrës për të marrë pjesë në short është vetë presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments