HomeKRYESOREKlubi italian vjen me skenar të ri për Bajramin, ja sa kërkon...

Klubi italian vjen me skenar të ri për Bajramin, ja sa kërkon Empoli për ta lënë të lirë mesfushorin e Kombëtares

Merkatoja e Fiorentinës po punon vetëm në blerje lojtarësh. Drejtuesit e “vjollcëve” janë duke punuar për të vënë Nedim Bajramin nën urdhrat e trajnerit Vinçenco Italiano.

Trekuartisti shqiptar është një lojtar që shihet me një interes të madh dhe i rëndësishëm në sezonin e kaluar me fanellën e Empolit. Fiore ka vënë profilin e tij në listën e përforcimeve të mesfushës për skuadrën e sezonit të ardhshëm.

PRESIDENTI KORSI – Numri një i Empolit, Fabricio Korsi, nuk ka vënë veton për lojtarin, i cili edhe mund të largohet. Por ka formuluar një kërkesë zyrtare për të: 10 milionë euro. Për një shifër më të ulët, është shumë e vështirë që Bajrami të largohet nga Empoli.

ZURKOVSKI-BAJRAMI – Nedimi dhe agjenti i tij, Fali Ramadani, kanë hapur shitjen, duke bërë publike dëshirën e mesfushorit për të kaluar te Fiorentina. Megjithatë, negociatat nuk kanë nisur ende mes dy klubeve toskane.

Në fakt, Fiore po reflekton për shumën e kërkuar nga Empoli. Lëvizja që mund të zhbllokojë marrëveshjen me një zbritje të thellë mund të jetë përfshirja e Zurkovskit në negociata, të cilit i mbaroi huazimi tek Empoli dhe tani u rikthye në Firence.

Sugjerimi i ri është ai që do ta shihte Zurkovskin të futet në negociatat për Bajramin, me dëshirën për të përgjysmuar pjesën e 10 milionë eurove, një marrëveshje që do ta çonte Bajramin te Fiorentina.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments