Kundershtari i Vllaznise ne “Conference League” Universitatea Craiova ka barazuar 1-1 ne miqesoren e dyte qe po zhvillon ne Austri. Kete rezultat e ka arritur ndaj skuadres kampione te Azerbajxhanit FK Qarabag.
Azerët hapën rezultatin në minutën e 18-të, nga gjuajtja e lirë nga 18 metra e ekzekutuar nga Ozobic. Qarabag luajti me mire gjate gjithe lojes por ne minuten e 35-te, edhe pas nje dalje te gabuar te portierit kundershtar, Andre Ivan barazoi per rumunet.
Në ndeshjen e parë të sezonit në Austri, Universitatea Craiova kishte mposhtur me 4-1 skuadrën gjermane Arminia Bielefeld, me golat e shënuar nga Markoviç (2), Ivan dhe Roguljic. Në ndeshjen e radhës miqësore në Austri, skuadra e trajnerit Laszlo Balint do të duelojë, më 3 korrik, në orën 12, në Wattens, me gjermanët e Heidenheim-it, që po luajnë në Bundeligen e dytë gjermane.
Në ndeshjen e katërt ne pergatitoren qe po zhvillojne ne Tirol, kundershtari i Vllaznise do të takohet me skuadrën e Al Duhail nga Katari, më 6 korrik në orën 18:00.