Vllaznia ka bërë gjashtë afrime, por kuqeblutë nuk e kanë mbyllur akoma merkaton. Shkodranët janë në kërkim të një sulmuesi të kalibrit të lartë, teksa në ditët e fundit ka pasur përpjekje për të firmosur me sulmues të ndryshëm, qoftë edhe me një sulmues krahu.

Nga ana tjetër, pavarësisht se ka role të dubluara në skuadër, do të tentohen të tjera emra për të forcuar ekipin, teksa mund të bëhet të paktën edhe një afrim i fundit.

Ndërkohë, në mbrojtje duhet me patjetër një i djathtë, ku përveç Gurishtës është edhe Kruja që mund ta bëjë atë pozicion, por roli natyral i tij është mesfushor krahu.

Aktualisht, Josa ka në skuadër vetëm dy sulmues tipik, teksa repartet e tjera mund të quhen të plotësuara. Per ndeshjet europiane duket se nuk do te kete te tjera nderhyrje ne merkato, por me shume mundesi per sezonin e ardhshem te futbollit shqiptar do te jete domosdoshmeri perforcimi edhe me ndonje lojtar tjeter.
Maringlen ZHIVANI