HomePA KATEGORIWest Ham këmbëngul për Brojën, Chelsea bëhet 'mur'

West Ham këmbëngul për Brojën, Chelsea bëhet ‘mur’

Armando Broja është kthyer në qendër të merkatës, së kësaj vere. Sulmuesi shqiptarë është një teme e “nxehtë” te Chelsea, pasi e ardhmja e tij është akoma e pa qartë.

Ofertat për shërbimet e 20-vjeçarit nuk kanë munguar, ku West Ham është skuadra që këmbëngul për sulmesin e kombëtares shqiptare.

Fabrizio Romano, ka zbuluar të rejat e fundit rreth të ardhmes së lojtarit. Sipas tij, qëndrimi i Chelseat për Brojën vazhdon të jetë ende i njëjtë, me klubin që nuk pranon asnjë ofertë.

Trajneri i londinezëve, Thomas Tuchel, thuhet se insiston në mbajtjen e 20-vjeçarit në skuadër dhe se nuk e dëshiron largimin e tij në formë të përhershme.

Chelsea së fundi ka refuzuar edhe një ofertë prej 30 milionë funtesh të West Ham Unitedit për anëtarin e Kombëtares shqiptare.

Romano gjithashtu paralajmëroi se më shumë bisedime me “Blutë” do zhvillohen së shpejti. Ndryshe, Armando Broja me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments