HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENuk ka fitues në 'Niko Dovana', ndeshja mes Erzenit dhe Teutës mbyllet...

Nuk ka fitues në ‘Niko Dovana’, ndeshja mes Erzenit dhe Teutës mbyllet me rrjeta të paprekura

Teuta ka zhgënjyer për të tretën javë radhazi, ndërsa deri më tani nuk ka marrë ende asnjë fitore. Derbi me Erzenin që u zhvillua në “Niko Dovana”, me pritës shijakasit përfundoi me barazim pa gola.

Skuadra e Renato Arapit vazhdon kështu të vuajë mungesën e fitores edhe ndaj një kundërshtari, që në letër e konsideronte si më të dobët. Sfida nisi me një ritëm të ulët me pak raste, por më pas të dyja ekipet u zgjuan duke provuar. Në pjesën e dytë, Erzeni gjeti rrjetën me Nonaton, por gjyqtari e akordoi sitë parregullt.

Pas javës së tretë të Kategorisë Superiore, Erzeni renditet në vend të tretë me 5 pikë, teksa Teuta në vend të tetë me vetëm 2 pikë.

ERZENI 0-0 TEUTA

ERZENI – Xhika; Iljazi, Krasniqi, Sadiki, Peposhi; A. Mehmeti, Alan, Kriviçiç; Ademi, Maloku, Kadriu. Trajner: Xhevahir Kapllani.

TEUTA – Qirko; Marku, Qaqi, Kotobelli, Kuro; Karabeci, Beqja, Boçi; E. Vila, Hebaj, L. Vila. Trajner: Renato Arapi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments