Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEMesfushori shkodran Rigers Xhahysa kalon tek një tjetër skuadër

Mesfushori shkodran Rigers Xhahysa kalon tek një tjetër skuadër

Kohë lëvizjesh ende për futbollistët pa kontratë. Kështu, pas largimit nga Murlani, mesfushori shkodran Rigers Xhahysa ka gjetur një tjetër skuadër për të vazhduar karrierën e tij.

Tashmë, ai duket se e ka gjetur përfundimisht ekipin me të cilin do të luajë në sezonin e ri, teksa “Shkodra Sport” ka mësuar se Xhahysa ka rënë dakord me drejtuesit e Adës dhe shumë shpejt do të bashkohet në stërvitje me këtë ekip.

Sezonin e kaluar, ai ka qenë pjesë e Murlanit, teksa tashmë pas largimit, duket se ka gjetur përfundimisht edhe ekipin e ri. Mesfushori shkodran ka spikatur me performancat e tij në vitet e fundit me ekipet ku ka luajtur dhe tashmë pritet edhe të firmosë kontratën me ekipin e Adës, aty ku trajner do të ketë xhaxhain e tij, Altin Xhahysën.

Tashmë, për Rigersin nuk mbetet gjë tjetër, por vetëm për të treguar vlerat e tij dhe për të bërë mirë në fushën e lojës, sepse i ka të dhënat si një futbollist me të ardhme.

Perpos Xhahyses, tek Ada siç kemi bere te ditur pritet te kalojne edhe disa ish- futbolliste te tjere te Murlanit duke filluar nga kapiteni Kaçubela e per te vazhduar me Sekjen e Palin.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments