HomeFUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEVllaznia sot drejt Durrësit për fitoren e dytë në kampionat

Vllaznia sot drejt Durrësit për fitoren e dytë në kampionat

Vllaznia do të udhëtojë ditën e sotme drejt Durrësit, aty ku do të luajë kundër Teutës për javën e dytë të kampionatit të femrave. Kjo ndeshje pritet të jetë një takim i fortë, teksa në ndeshjet e javës së parë, të dy skuadrat kanë fituar me goleada, duke u gjendur në kuotën e tre pikëve në kampionat.

Megjithatë, kjo përballje pritet të prodhojë shumë gola dhe lojë të fortë, teksa krahas rëndësisë së kampionatit, për Vllazninë, kjo ndeshje është edhe si një test i fundit përpara sfidës me Realin e Madridit. Kjo përballje do të jetë ndeshja e parë në fazën e grupeve në UEFA Women Champions League për shkodranet.

Megjithate mesohet se trajneri Nikolin Leka nuk i ka marre me vete te gjitha lojtaret, sepse nje pjese e titullareve do te vazhdojne stervitjen ne Shkoder.

Teuta-Vllaznia do të luhet ditën e sotme në Durrës, duke nisur nga ora 13:00, teksa edhe FSHF nga ana e saj e ka vlerësuar si të rëndësishme këtë ndeshje, pasi ka vendosur gjyqtare të kësaj përballje, një emër të njohur të arbitrimit të femrave, por jo vetëm, siç është Emanuela Rusta.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments